Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se ishin pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme në Tiranë.

Të arrestuarit janë:

Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale  ‘‘Moskallëzimit të krimit  dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge" parashikuar   nga neni 300  dhe 285 /a  i Kodit Penal.

"Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka", në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa", informoi sot policia e Tiranës.

Sipas policisë, Armando Durishti kishte marrë me qira një banesë në afërsi të një shkolle në rrugën "Frederik Shiroka". 

"Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti. Në banesë u gjetën një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.