Një 58-vjeçar është arrestuar në flagrancë të premten në Vlorë, pasi u kap me 36.5 kg kanabis.

Sipas policisë, Bari Lamaj, banues në Trevllazër të Vlorës, u arrestua pasi iu gjetën 36.5 kg kanabis në një territor toke të poseduar prej tij, rrethuar me blloqe betoni.

Lamaj tani do të përballet në gjykatë me akuzat për ”prodhim dhe shitja e narkotikëve”.