Gjatë një operacioni në Kostur, policia helene ka kapur një automjet luksoz me drogë në kufirin greko-shqiptar.

Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë 43-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja gjithashtu shqiptare 37 vjeçe.

Policia ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombol, janë gjetur dhe sekuestruar 35 pako me 31 kg 944 gram marijuanë. Veç bombolës një sasi droge është gjetur e futur dhe në porën e bagazhit.

Në mjetin me targa shqiptare janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2900 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare, 3 celularë dhe 2 karta SIM.