Një 22-vjeçar, banues në Kosovë është ndaluar nga Drejtoria Vendore për kufirin dhe Migracionin në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se i riu kosovar në PKK, Port, në terminalin e përpunimit të pasagjereve, u kap në tentative për të kaluar kufirin shtetëror me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.B, vjeç 22, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK, Port, në terminalin e përpunimit të pasagjereve, u kap në tentative për të kaluar kufirin shtetëror me dokumente të falsifikuara. Nenet 297 e 189/1 të Kodit Penal.