Një shqiptar është arrestuar në Chieti për shpërndarje të lëndëve narkotike.

31-vjeçari B.A., në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, të gjithë italianë, u shpërndanin drogë të rinjve në zonë.

Mësohet se ai ishte furnizuesi me drogë i grupit kriminal, dhe e fshihte lëndën narkotike në një lulishte, vetëm pasi sigurohej se nuk ndiqej nga policia.

Autoritetet e ndaluan shqiptarin për një kontroll dhe i gjetën me vete një kilogram marijuanë.

Më pas në një kontroll tjetër të ushtruar në zonën përreth, policia arriti të gjente edhe 250 gramë të tjera marijuanë dhe 350 gramë kokainë të fshehura mirë nëpër disa vrima dhe një peshore elektronike.