Një shtetas italian është ndaluar ditën e sotme në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, pasi tentoi të transportonte municione drejt Italisë.

Në bagazhet e shtetasit italian Stefano Carli, skaneri zbuloi një karakator kallashnikovi AK-56.

Carli ka thënë në polici se nuk e ka blerë armatimin por e ka gjetur në metalurgjikun e Elbasanit mes hekurishteve.

Policia zbuloi se karikatori ka qenë bosh pa plumba. Pas verifikimeve dhe dhënies së deklaratës në polici Carli është lënë i lirë të udhëtojë drejt Italisë.