Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi kasollja në të cilën flinte ishte përfshirë nga zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:50 në një stan bagëtish në fshatin Lekël të Tepelenës, ku ka humbur jetën bariu, shtetasi me inicialet A.M.

NJOFTIMI I POLICISË

Në datën 16.03.2018, në orën 07:50, gjatë natës në afërsi të fshatit Lekël, Tepelenë, në një stan bagëtish është djegur kasollja ku brenda saj ka qënë dhe është djegur bariu, shtetasi A.M rreth 80 vjeç, banues në Hormovë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes