Kërcënoi prokurorin dhe policinë, në pranga kreu i shumëkërkuar i grupit kriminal

Postuar: 07/12/2017 - 09:03

Ndalohet një person i shumëkërkuar i dyshuar si organizatori i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të drogës.

I ndaluari është Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë  të Burrelit

Në tetor të një viti më parë, Bushi kërcënoi prokurorin dhe forcat e policisë lokale të cilët kishin shkuar për asgjësimin e 10 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Myzë të bashkisë Mat. 

"Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike", njofton policia e shtetit.

Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Arrest me burg

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për Bushin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Një qytetar nga Tirana është dënuar nga gjykata për “Mashtrim”, pasi ai është akuzuar për një ngjarje që ka ndodhur me këngëtarin e muzik

   Një konflikt mes dy burrave në lagjen nr.18 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.

   Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

   Vdekja e një burri në spitalin e Vlorës ka bërë që autoritetet të referojnë materialet hetimore në Prokurorinë e këtij qyteti për vepr

   7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës.

   Në gjendje të dehur në timon ndalohen nga policia, nis për ta procedimi penal.

   Të tjera masa në radhët e policisë pas kapjes së 2 kg heroinë nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës.

   Zhvillime të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden për vrasjen e një shqiptari për hakmarrje, krim