Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tepelenës pasi ka kërcënuar prindërit e tij të moshuar.

Ngjarja është shënuar në fshatin Progonat, ku Ervis R. në shtëpi ka kërcënuar prindërit e tij, Z. R., 73 vjeç dhe H. R., 66 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.