Zbulohet identiteti i dy grabitësve, që kërcënuan me elektroshok shitësen e argjendarisë dhe vodhën rreth 2 kg buzhuteri floriri në një dyqan në bulevardin kryesor të Durrësit, dy ditë më parë.

Siç duket edhe nga fotoja që është nxjerrë nga një prej kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë fytyrat e dy grabitësve duken qartë, ndërsa janë duke u larguar me nxitim pasi kanë kryer vjedhjen. Kamerat e sigurisë së argjendarisë ishin jashtë funksionit.

Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me shpejtësi në këmbë. Policia ende nuk i ka identifikuar dy grabitësit, megjithëse fytyrat e tyre dallohen qartë nga kamerat e sigurisë.