Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në Trikala.

Mediet greke bëjnë me dije se viktima është një 32-vjeçar, i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte liruar vetën në datën 12 korrik.

Shqiptari është gjetur në anë të rrugës në Trikala, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Deri tani dyshohet dhe për një vrasje të mundshme, por hetimet vijojnë ende.