Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në disa pika të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm, kontrolleve të shtuara përsëri ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Një automjet është evidentuar me shpejtësi 164 km/orë, ndërsa nga kontrollet me drager, kanë rezultuar një numër abuzuesish me alkoolin.

Gjatë tre orëve janë arrestuar dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l. 

"Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto", apelon Policia e Shtetit.