Ndalohet dhe shoqërohet në polici kreu i PD-së në qytetin e Gramshit, Elmaz Haruni.

Mësohet se Haruni ka kundërshtuar forcat e policisë.

Menjëherë pasi nuk i është bindur patrullës ai është ndaluar së bashku me Artur Rrodhe dhe Erion Zeneli.

Policia ka ngritur postblloqe me policë rrugorë në të gjithë prefekturën.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Sakaq, gjatë ndalimit Haruni ka ofenduar punonjësit e policisë.