Një 37-vjeçar është vrarë me sëpatë këtë të shtunë nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të qytetit të Vlorës.

Mësohet se vitkima A.Veshaj, 37-vjeç, është vrarë pas një sherri për motive të dobëta me 40-vjeçarin Dilaver Veshaj, i cili ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar disa herë me të në kokë kushëririn e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia ka vënë në pranga autorin e krimit makabër, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.