Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar në lagjen nr.3.

Një ditë më parë, 31-vjeçari M.T. “ka kundërshtuar punonjësin e policisë se rendit dhe ka goditur me grusht shtetasin J.K  vjeç 28”.

Policia e Durrësit është mjaft e rezervuar në detajet lidhur me këtë ngjarje dhe nuk jep më shumë të dhëna lidhur me dinamikën e këtij konflikti.