Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane së bashku me dy shtetas rumunë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët Andi Sina, 36 vjeç dhe 18-vjeçari Enio Toska kultivonin në mes të reshtave të një sere me domate, lëndë narkotike të tipit kanabis.

Bimët kishin arritur një lartësi prej thuajse dy metrash në serën e domateve dhe janë zbuluar nga një kontroll i rastësishëm i një agjencie agrokulturore.

Në banesën e shqiptarëve policia ka mundur të gjejë dhe një sasi prej 10 gramësh kokainë e fshehur në një aparat fotografik. Në pranga kanë rënë po ashtu dhe dy shtetasit rumunë me inicialet M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.