Është publikuar fotoja e Laert Haxhiut, personi i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona.

ABC News, pasi siguroi këtë foto, kërkoi konfirmim zyrtar në strukturat e policisë dhe mësoi se edhe policia disponon të njëjtën foto për Laert Haxhiun, i shumëkërkuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Me herët, Haxhiu ishte akuzuar nga Prokuroria e Lushnjës edhe për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit .

Ndërkohë lidhur me hetimet për gjetjen e atentatorëve, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të premten edhe Julian Sulën, një nga miqtë e dy autorëve të dyshuar Haxhiu dhe Bilbili.

Ai ishte paraqitur në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Por ai më pas u la i lirë, pasi policia kishte prova të mjaftueshme që tregonin vendndodhjen e tij në kohën e atentatit.