Mikel Kasaj, ky që shihni në foto, është personi që u arratis sot në mënyë të pazakontë nga ambientet e gjykatës së Vlorës, menjëherë sapo u dha vendimi për dënimin e tij.

28-vjeçari u dënua me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Sapo dëgjoi vendimin e gjykatës, 28-vjeçari ka hipur mbi tavolinë dhe më pas është larguar me vrap nga kati i dytë i Gjykatës duke përfituar edhe nga fakti se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura.

Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.