I riu që iu bë atentat pasditen e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç. Ngjarja u regjistrua në hyrje të Orikumit, rreth orës 17:20, pranë një karburanti.

Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi.

23-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dyshon se të riun kanë tentuar ta ekzekutojnë, jo thjesht ta trembin.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.