Policia ka vënë në pranga një doganier, pasi dyshohet se ai ka lejuar kalimin e një mjeti me dokumente të falsifikuara duke shmangur të gjithë procedurat.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ai ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.