Një 32-vjeçar është aksidentuar rëndë paraditen e sotme teksa po ecte me motorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz, në rrugën e Qafë Malit, ku shtetasi Artan Marku është përplasur nga një automjet.

32-vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha, dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës, në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se motori ka lëvizur në krah të kundër të mjetit.