Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën perëndimore në Shkodër, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë: mjeti "Volkswagen Sharon" me targë AA 920 HX me mjetin tip fouristradë "Benz" me targë AA 514 FU.

Drejtuesi i mjetit "Volkswagen" Altin Mehja 39 vjeç është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ndërsa drejtuesi i fouristradës është jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar në komisariat. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkoder

Informacion Paraprak
Me datë 12.02.2018 rreth orës 23:15 në unazën perendimore, në lagjen "Salo Halili" Shkodër, ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip "Volkswagen" AA920HX me drejtues mjeti shtetasin, A. M. 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, i cili si rezultat i përplasjes ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, është përplasur me mjetin tip "Benz" AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç.

Drejtuesi i mjetit tip "Benz" u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.