Një kontroll i rastësishëm i një agjensie agrokulturore, ka bërë që policia italiane të zbulojë një serë ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve.

Sera në Ragusa të Italisë menaxhohej nga 36-vjeçari shqiptar Andi Sina, që jetonte në Itali në mënyrë ilegale, i cili ra në prangat e policisë bashkë me një shqiptar tjetër me iniciale Enio Toska, 18 vjeç si dhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.

Gjatësia e bimëve të marijuanës e fshehur mes domateve shkonte nga 180 deri në 230 centimetra dhe u zbuluan nga qentë anti-drogë.

Pas kontrollit në shtëpinë ku rrinin të ndaluarit, u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete. Gjithashtu u zbulua se të arrestuarit vidhnin energji elektrike.

Të katërt janë dërguar në burg me akuzën e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike si dhe të municioneve.