Një mashtrim kompjuterik është denoncuar në policinë e Durrësit, ku sipas paditësit, persona të paidentifikuar i kanë marrë një shumë eurosh.

Nuk janë të qarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që seksioni kundër pastrimit të parave ka nisur hetimin për rastin në fjalë.

Më datë 19.03.2018, shtetasi A.V. vjeç 58, kallëzon se persona të paidentifikuar, me anë të mashtrimit kompjuterik, i kanë marrë një shumë eurosh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 143/b i Kodit Penal”, thotë policia në njoftimin e saj për shtyp.