Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

Postuar: 13/06/2018 - 10:58

Policia ka arrestuar në flagrancë një person i cili mbante armë zjarri pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Çlirim Bajraktari, 27 vjeç, banues në Arras, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë pa leje, shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur 'Stani i Gjoshe', fshati Krejë, Lurë, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip  pushkë model 63, dhe 3 fishek.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikiar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

   Një adoleshent ka marrë plagë të lehta, pasi është goditur me sende të forta nga një bashkëmoshatar i tij.

   Një grua e moshuar i është drejtuar ditën e sotme policisë së Durrësit për të denoncuar vajzën e saj për ushtrim dhune.

Gjendet i vdekur një person para një kompleksi në Golem.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë për Eugen Bitrajn, i cili akuzohet si bashkëpunëto

Gjykata e Kukësit ka liruar nga burgu 1 prej 3 kuksianëve që protestuan kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Një fouristradë është gjetur e djegur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” përballë varrezave katolike.

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se historia e vëllezërve Çilotaj-pasuria e sekuestruar e të cilëve kap vlerën e dhjet

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet për veprime të turpshme në publik në qytetin e Bulqizës, si dhe për kundërshtim me dhu