Një tjetër pushues është mbytur në det ditën e sotme rreth orës 09:45.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat”, njofton policia.

Sipas burimeve zyrtarev, viktima është shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.