Një i ri ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Durrës, pasi u mbyt në det. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thonë se viktima është 22-vjeçari me iniciale E.S, banues në Tiranë.

Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues  në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Autoritetet bënë të mundur nxjerrjen në breg të trupit të pajetë.