Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen pasi është mbytur rreth mesditës në plazhin e Golemit.

Nga informacionet paraprake të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.19, dhe viktima është identifikuar si shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar policor.