Një fëmijë është mbytur në pishinë sot në Golem.

Nga të dhënat e para mësojmë se fëmija rreth katër vjeç, është mbytur pasi ka rënë aksidentalisht në pishinë.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, fatkeqësisht i vogli nuk ka mundur të mbijetojë.

Djali kishte shkuar në hotel me gjyshen, e cila punonte aty, dhe në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj. Një pakujdesi që çoi në rrëzimin e tij në pishinë dhe si rrjedhojë në këtë tragjedi familjare.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet t'i nështrohet autopsisë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve.

Po ashtu, në spital është thërritur edhe një psikologe për të qetësuar familjarët që ndodhen në gjendje shoku.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për rastin.