Mbytet një i moshuar në plazh te Shkëmbi i Kavajës.

Sipas të dhënave të para, “DurrësLajm” mëson se viktima i moshës rreth 70 vjeç, ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pas një ataku kardiak.

Ngjarja ka ndodhur pranë hotel “Majestik”, ndërsa informacionet e para jepen nga pushuesit dhe dëshmitarët okularë.

Në vijim priten informacione zyrtare nga policia dhe të dhëna rreth identitetit të viktimës.