Marrëdhënia mes 34-vjeçarit D.Z. dhe partneres së tij 43-vjeçare M.M. kishte mbaruar duke i dhënë fund bashkëjetesës.

Por duket se ndërprerja e lidhjes së dashurisë nuk është pritur mirë nga 43-vjeçarja, që pavarësisht se nuk jetonte më me shtetasin D.Z. e ka dhunuar këtë të fundit fizikisht dhe psikologjikisht.

I ndodhur nën dhunën e ushtruar nga ish-bashkëjetuesja, 34-vjeçari ka bërë denoncim në polici.

Kjo e fundit i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Durrësit për pajisjen e shtetasit D.Z. me urdhër mbrojtje, për të parandaluar dhunime të mëtejshme të tij nga ana e ish-partneres.