Mospagesa për punën e bërë është kthyer në mollë sherri mes menaxheres së një kompanie private dhe pronarit të kompanisë që operon në qytetin e Durrësit.

26-vjeçarja S.R. pretendon se nuk është paguar nga biznesmeni dhe prandaj ka depozituar kallëzim pranë policisë së qytetit bregdetar.

Kjo e fundit, pas verifikimeve të kryera ia ka kaluar çështjen Prokurorisë, për shqyrtim të mëtejshëm.

Paraprakisht, biznesmeni P.K. 45 vjeç, akuzohet për 4 vepra penale të parashikuar në nenet 143/2, 145, 180 dhe 181 të Kodit Penal.