Një tjetër minator ka humbur jetën në galeritë e minierave. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi E.K., 66 vjeç.

Ky i fundit mësohet se është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

"Në zonën D, në galerinë e kromit nr. 34, profili 40, kati i 4, shtetasi E.K, (i cili kishte filluar punë gjatë ditës së sotme në minierë, me detyrë zjarrmëtar), pasi ka vendosur lëndën plasëse për hapjen e vendit, gjatë shpërthimit është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar rëndë shtetasin E.K., ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme", sqaron policia.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.