Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë.

Sipas informacioneve të policisë, motoçikleta tip “Pianxho” me drejtues shtetasin L.M., 23 vjeç, është përplasur me mjetet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.S, 35 vjeç dhe “Volkswagen” me drejtues shtetasin K.P, 37 vjeç, të gjithë banues në Divjakë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një adoleshent që ndodhej pasagjer në motoçikletë.

Informacioni paraprak:

Në datën 18.03.2018, rreth orës 20:00, në Divjakë, motoçikleta tip “Pianxho” me drejtues shtetasin L.M, 23 vjeç, është përplasur me mjetet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.S, 35 vjeç dhe “Volkswagen” me drejtues shtetasin K.P, 37 vjeç, të gjithë banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçiketës i cili nuk ka probleme për jetën dhe pasagjeri në motoçikletë, shtetasi R.M, 17 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.