Një 37-vjeçar nga Durrësi i shpallur në kërkim është ndaluar nga komisariati i policisë Maliq ditën e djeshme.

Policia bën me dije se shtetasi në kërkim, V.L vjeç 37, banues në Durrës, u ndalua pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ky vendim është dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal.