Policia ka bërë të mundur ndalimin e një personi nga Durrësi, që ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg.

Sipas informacioneve policore, më datë 19.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, J.E., vjeç  40, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar më 2 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.