Ndalohet autori i cili para dy ditësh tentoi të vrasë me thikë një shtetas.

Policia e Durrësit vë në pranga adoleshentin, autor të plagosjes me thikë dy ditë më parë në lagjen nr.18, ngjarje që ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe 20-vjeçarit të plagosur.

Policia bën të ditur se ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G.Gj. 18 vjeç, banues në Durrës.

Adoleshenti akuzohet për dy vepra penale “Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar në nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Ngjarja

18-vjeçari G.Gj. më datë 23.05.2018, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës, për motive të dobëta plagosi me thikë shtetasin E. M.  20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve.