Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet.

Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe, për motive ende të panjohura.

Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa babai, shtetasi me inicialet V.Z 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

Për këtë shkak, uniformat blu kanë referuar materialet në prokurori ndaj tij për akuzën e shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. 36-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.