Një 39-vjeçare e shpallur në kërkim prej 3 vitesh, ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

Shtetasja Valbona Musa e dënuar me 3.6 vite burg për veprën penale “mashtrim të kryer në bashkëpunim”, u arrestua në Tiranë nga forcat e Komisariatit Nr.1.

49-vjeçarja u transferua në Korçë, ku dhe është dënuar nga Gjykata e këtij rrethi më 27 Tetor 2015.

Në muajin Maj të vitit 2014, 49-vjeçarja në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë lekësh, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me certifikatë pronësie.