Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni e mashtrim, arrestohet turku dhe shqiptari

Postuar: 12/07/2018 - 11:51

Policia ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë.

Blutë e Vlorës njoftojnë se në pranga ka rënë Shpëtim A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, i dënuar me 3.6 vite burg në Itali për shrytëzim prostituticioni dhe trafikim të lënëdëve narkotike.

"Shpëtim A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale''Shfrytëzim prostitucioni'', ''Trafikimi narkotikëve'' dhe ''Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal'', parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian,"-raporton policia.

Gjithashtu unifromat blu kanë arrestuar Tayfun D., 35 vjeç, banues në Turqi, icili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale 'Mashtrim me kredi'.

"Tayfun D., është dënuar me 1(një) vit burg. Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt shteteve përkatëse ku janë shpallur në kërkim,"-vijon më tej njoftimi i burimeve zyrtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një bandë adoleshentësh është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi në orët e vona të së martës ka sulmuar dy të rinj nga Tirana, të ci

   24 orët e fundit në akset rrugore të Durrësit janë regjistruar 3 aksidente, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit.

Një 39-vjeçare e shpallur në kërkim prej 3 vitesh, ka rënë në prangat e policisë së Korçës.

Një parukiereje i kanë vënë tritol ne dyqanin e saj në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë.

Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Athinë.

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi iu gjetën drogë, armë e municione luftarake.  Gjatë operacionit të koduar "Me

Ka shkuar në 2 numri i shqiptarëve të vdekur nga shembja e urës në Xhenova.

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së urës në Xhenova, ditën e djeshme.Viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku.

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi kishte mbetur i plagosur në një aksident të disa ditëve më parë.