Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar për plagosjen e një 63-vjeçari me të cilin ishte në konflikt prej kohësh.

Shtetasi Elton Zotaj 37-vjeç, ditën e djeshme, në lagjen "Lef Sallata" në qytetin e Vlorës, ka goditur me një levë hekuri për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje."