Kapet në orën 01:30 të natës në qendër të qytetit të Durrësit një drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Kështu, në prangat e Specialistëve të Sektorit të Policisë Rrugore ra Sebastian Gjoka 39 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjëndje të dehur kur u ndalua nga uniformat blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Drejtimi i automjeteve mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin  291 të Kodit Penal.