Shkatërrohet një organizatë kriminale shqiptare në Spanjë. Banda e drejtuar nga dy shqiptarë, një djalë dhe një vajzë ishte e specializuar në grabitjen e banesave.

Dy kapot e organizatës janë S. K., 35 vjeç dhe A M., 29 vjeçe. Grupi i shqiptarëve akuzohet për të paktën 43 grabitje në disa zona në jug të Spanjës. Banda shqiptare merrte vetëm bizhuteritë e sendet me vlerë në shtëpitë e grabitura.

Sipas Guardia Civil, shqiptarët ishin të specializuar në grabitjen e banesave. Në raste kur ata gjenin njerëzit në shtëpi, i kërcënonin me armë.