Dy kërkesë-padi për t’u pajisur me urdhër-mbrojtjeje janë plotësuar për dy fëmijë të mitur në qytetin e Durrësit, që janë dhunuar nga prindërit e tyre.

Policia njofton se ka plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit L.K. 6 vjeç dhe L.K. 11 vjeç, banues në Durrës.

Nëna e tyre 39-vjeçare F.K. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dyve. Ndërsa babai L.K. 40 vjeç, akuzohet se ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht vetëm djalin e madh.

Nuk jepen detaje të tjera se si kanë lindur debatet në këtë familje, që kanë përfunduar në dhunë ndaj dy fëmijëve.

Blutë bëjnë me dije se kanë kaluar materialet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.