Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe plagosur bashkëshortin e saj.

Sipas policisë së Beratit, shtetasi Emror I., banues në Skrapar., akuzohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh, 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh, 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Ngacmime seksuale" dhe "Plagosje e lehtë me dashje", parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.