Ngacmimet seksuale nuk kanë kohë, moshë, por as gjini.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën më të frekuentuar të Tiranës, që njihet ndryshe edhe si habitati i ngacmimeve.

Një 59-vjeçar nga Lezha, i sapo mbërritur nga Italia, është arrestuar për ngacmim seksual të një djali nga Kavaja. Denoncues është një 31-vjeçar, i cili ka rrëfyer se një nga ditët kur ka dalë për vrap, një burrë i panjohur e ka ngacmuar duke i kërkuar marrëdhënie.

Pas vrapit tregon i riu, ai u ul si zakonisht për kafe, por një burrë është afruar pranë tij dhe e ka qerasur me birra. Unë refuzova, tregon i riu, por ndërkohë i panjohuri u ul në tavolinën përballë dhe nuk m'i ndante sytë.

Më tej 31-vjeçari e ka lënë me nxitim ambientin ku pinte kafe, por ngacmuesi e ka ndjekur dhe në një rrugicë, ai është zhveshur. Në këtë moment, sipas prokurorisë, 31-vjeçari është ndjerë i ofenduar dhe ka tentuar ta dhunojë të panjohurin.

Dëshmitarët okularë kanë njoftuar policinë, e cila ka zbardhur historinë e padëgjuar. Nga ana e saj, gjykata e la 59-vjeçarin në arrest me burg, derisa prokuroria të dorëzojë edhe prova shtesë, si kamera e sigurisë në lokalin ku ulej pas vrapit djali nga Kavaja./tch