Një grua shqiptare me banim në Romë është dhunuar, persekutuar e kërcënuar deri me vrasje nga ana e një 57-vjeçar italian me të cilin kishte pasur lidhje më parë.

Shqiptarja kishte ndërprerë marëdhënien me të por shtetasi Italian nuk e pranonte.

Është dashur ndërhyrja e karabinierëve për të mos patur një fund tragjik për gruan shqiptare, kur natën e 13 nëntorit, agresori e sulmoi me një pistoletë gjysmëautomatike, pasi tentoi ta shtypte me makinë.

57-vjeçari ndodhet në burgun e Rebibias, pasi ka marrë masën e arrestit në burg nga Gjykata.