Pas të paktën një viti nga raportimi si një vdekje për shkaqe natyrale i një 47-vjeçareje në Tiranë, ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë.

Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

Por të hënën uniformat blu kanë bërë me dije se 47-vjeçarja Lirije Lami është vrarë.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, e moshës 21 vjeçe. Cmeta dyshohet se e ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare, pasi ajo nuk e pranonte si nusen e djalit.

Një dhimbje të madhe ka lënë për këtë të fundit humbja e nënës, të cilën ia vrau nusja. Olti Lami, djali i të ndjerës, pas vdekjes së të ëmës ka postuar në rrjetet sociale statuse të dhimbshme ku shprehte mungesën që ndiente për të ëmën. Ndërkohë, një status që ngre dyshime nëse ai dinte apo jo gjë për veprimin e nuses së tij është ky:

“E Verteta: Rrugen e Ka Te Gjate : Por Vjen! I ❤️Mom”