Policia e Shtetit, në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari, si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”, u arrestua shqiptari Nikolla Sh. 40 vjeç.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor, më 15 shkurt u bë e mundur arrestimi i 11 personave, 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.