Një i ri nga Shijaku është aksidentuar pasi u përplas me makinën që po drejtonte pa patentë, me bordurën e trotuarit.

Ditën e djeshme më 16 shkurt, shtetasi F.Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Shilore, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda”, pa targë, është përplasur me bordurën anësore të trotuarit. Si pasojë, njofton policia, ai është aksidentuar vetë e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Popullore” në Shijak, ndërsa Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS, referoi materialet ndaj të riut në Prokurori.